Sot po mbahet asambleja e përgjithshme e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Në këtë asamble që po zhvillohet në kryeqytetin finlandez të Helsinkit, Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka zgjedhur edhe tetë anëtarët e rinj.
Megjithëse ishte i nominuar për të qenë pjesë e Komitetit të lartpërmendur, Armand Duka nuk ka arritur të marrë besimin e anëtarëve të kombëtarëve, transmeton Telegrafi.
Për të parin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë kanë votuar gjithsej 25 anëtarë.
Theksojmë se edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri ka pasur drejt vote dhe këtë e ka shfrytëzuar duke i dhënë besimin Dukës.
Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përfituar 1 milion euro prej UEFA-s, ku e njëjta shumë i ka takuar edhe Federatës së Futbollit të Shqipërisë. /Telegrafi/