Këngëtari i ri Megi, ka publikuar ditë më parë projektin e ri të tij.
Ai dallohet për paraqitjen e tij dhe mënyrën e të interpretuarit.
Është Megi që solli së fundmi projektin e tij më të ri të titulluar “Anxhelina”.
Kënga është punuar nga top producenti Nurteel, i njohur për hite të shumta të realizuara në karrierën e tij.
Ndërkaq videoklipi është punuar nga Bug Production. /Telegrafi/