Meghan Markle mbërriti në një pritje jozyrtare për miqtë dhe anëtarët e pjesëmarrësve të Lojërave Invictus dhe i kërkoi falje turmës që nuk arriti në hapjen aktuale të këtij evenimenti.
Përkatësisht, princi Harry hapi Lojërat Invictus në Merkur Spiel-Arena në Dyseldorf të shtunën në mbrëmje, ndërsa gruaja e tij nuk ishte me të në hapje.
Ajo mbërriti në Gjermani të martën rreth orës 16:00 dhe menjëherë vazhdoi me një pritje jozyrtare për miqtë dhe anëtarët e pjesëmarrësve të Lojërave Invictus, ndërsa i kërkoi falje turmës që nuk ishte në hapje dhe i gëzoi shumë fansa me sinqeritetin e saj duke thënë se iu desh të kujdesej për fëmijët.
She speaks & still says “I” and “me” a dozen times. “sorry “I” was late. “I” was buying milkshakes.” I can’t wait to bring MY children.” ALWAYS makes it all about herself somehow. She CAN NOT help herself! No new “image”- she’s just the same🐍#Narcissist https://t.co/u4OtRqJdWw
— Vicki (@NyVicki) September 12, 2023
“Është ndjenjë e veçantë të jesh këtu. Më vjen keq që jam vonë në festë, por duhej të sigurohesha që fëmijët tanë të jenë të sigurt në shtëpi. Zbarkova këtu disa orë më parë dhe jam përtej e lumtur”, deklaroi mes tjerash Meghan.
Mirëpo, jo të gjithë e kanë pritur me entuziazëm fjalimin e saj dhe shumë fansa e kritikojnë duke thënë se ajo “vë gjithmonë vetëm veten në plan të parë” dhe nuk besojnë në sinqeritetin e dukeshës.
Harry gjithashtu deklaroi më herët se dukesha e Sussexit do të bëjë tifo për Nigerinë në Lojërat Invictus të këtij viti, pasi kishte zbuluar se është me origjinë nigeriane.
Princi themeloi Invictus Games në vitin 2014 në Londër për të kontribuar në rehabilitimin e ushtarëve dhe veteranëve të lënduar dhe të sëmurë nga e gjithë bota. /Telegrafi/