Telegrafi

Meghan Marklen nuk ka kush ta dërgojë drejt altarit të martesës

LONDON, ENGLAND - APRIL 25: Prince William, Duke of Cambridge, Meghan Markle and Prince Harry attend an Anzac Day service at Westminster Abbey on April 25, 2018 in London, England. (Photo by Kirsty Wigglesworth - WPA Pool/Getty Images)

Sipas informacioneve të fundit nga Britania e Madhe, babai i Meghan Markle nuk do të vijë në martesën e vajzës pasi që kishte shitur imazhe false të çiftit.

Tashmë është raportuar se ka probleme shëndetësore dhe për këtë nuk do të jetë i pranishëm në dasmën mbretërore.

Pas skandalit me fotografitë, Thomas Markle tha se “nuk do të shkojë në dasmë për shkak se gjashtë ditë më parë ka pasur një sulm në zemër”, sipas tabloidit britanik “Daily Mail”. Megjithatë, arsyeja nuk është shëndeti, por turpërimi që i ka sjell vajzës.

Thomas ka zemëruar familjen mbretërore, por kjo është forma më e mirë për t’i ikur momenteve të sikletshme.

Dasma, e cila do të mbahet në Kështjellën Windsor më 19 maj, pritet të bëjë listën e një prej dhjetë martesave më të shtrenjta të të gjitha kohërave.

Lexo po ashtu Në detaje: Gjithçka rreth dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle, e cila kap vlerën e 32 milionë dollarëve

Ekspertët kanë bërë llogaritjet e tyre për ditën e madhe të Princit Harry dhe Meghan Markle, dasmë kjo e cila pritet të kushtojë hiq më pak se 32 milionë funte. /Telegrafi/