Telegrafi

Meghan Markle veshi një fustan i cili kushton vetëm 30 dollarë

Kanë kaluar vetëm pak javë nga njoftimi i shtatzënisë së saj të dytë, dhe nuk është për t’u habitur, stili i lindjes së Meghan Markle tashmë ka filluar të jetë mbresëlënës.

Meghan së fundmi befasoi me një fustan të kaltër me stampime limoni nga Oscar de la Renta .

Dhe tani, gjatë një paraqitje të papritur në The Late Late Show me James Corden, dukesha tregoi anën e saj më të rastësishme, duke u veshur në një fustan thjesht, por super elegant me mëngë të fryra.


Fansat morën një paraqitje të shkurtër të veshjes së saj, pasi ajo thirri me video burrin e saj Princ Harry ndërsa ai vizitoi Los Angeles me një autobus së bashku me Corden. “Haz (siç e çuan ajo me përkëdheli), si po shkon turneu yt në LA?”, pyeti ajo gjatë shkëmbimit të shkurtër.

Pas pak, marka pas veshjes zbuloi se Meghan kishte veshur një nga modelet e tyre – dhe se kushton vetëm 30 dollarë. Fustani aktualisht është jashtë stokut, por sipas faqes në internet të markës, ai është akoma i disponueshëm për porosi dhe do të dalë në treg për disa javë.

Ndryshe, në fillim të muajit shkurt, Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan se ata po presin fëmijën e tyre të dytë – saktësisht 37 vjet pasi Princesha Diana ndau lajmin se ishte shtatzënë me Harry. /Telegrafi/