Meghan Markle dhe Princi Harry festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe vajzën e tyre të ardhshme.
Dje (e hënë), vetëm një ditë pas intervistës dy-orëshe të Oprah Winfrey ku njoftuan se fëmija i tyre i dytë do të jetë një vajzë, Duka dhe Dukesha e Sussex postuan foton e tyre të dytë të shtatzënisë.
Markle, 39 vjeç, kishte veshur një fustan të stampuar me lule me shpatulla të lëshuara nga La Ligne i cili kushton 395 dollarë, ndërsa mbante Archie, i cili do të mbushë dy vjeç në maj, me Princin Harry që i përqafoi të dy nga pas.
“Çfarë lajmi i mrekullueshëm për të festuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Urime miqtë e mi, dhe mirëserdhe në klubin e baballarëve të vajzave”, shkroi në fotografinë e re bardhë e zi fotografi dhe miku i familjes Misan Harriman.
Marka La Ligne e zgjedhur nga Meghan u themelua nga tre gra – ish redaktoret e Vogue, Valerie Macaulay dhe Meredith Melling, si dhe Molly Howard, ish-shefja e zhvillimit të biznesit të Rag & Bone – të cilat përshkruajnë misionin e tyre si “fuqizuese grash të të gjitha moshave”. /Telegrafi/