Site icon Telegrafi

Meghan Markle tregon se ka menduar të bëjë vetëvrasje gjatë kohës kur ishte pjesë e familjes mbretërore

Intervista e Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey bëri bujë të madhe në tabloidet ndërkombëtare e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Në intervistën dyorëshe të transmetuar të dielën, Dukesha e Sussex tregon se kishte ardhur në një pikë ku mendonte për vetëvrasje për shkak të jetës mbretërore.

Ajo theksoi se stafi i Pallatit kishin injoruar thirrjet për ndihmë dhe ia kishin marrë çelësat, pasaportën e patentën kur u martua me Harry-n.

Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: CBS)

“Ishte shumë e frikshme. Nuk doja më të jetoja. Nuk e dija me kë të flisja. Një nga personat me të cilët kontaktova ishte një nga shokët më të mirë të Dianas. Kush tjetër mund të kuptonte se çfarë po kaloja unë”, ka thënë Meghan.

Lexo po ashtu Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

Markle zbuloi më tej se si familja mbretërore ishte e shqetësuar se sa e zezë do të jetë ngjyra e lëkurës së fëmijës.

“Gjatë muajve kur isha shtatzënë kishte shqetësime dhe bëheshin biseda se sa e errët mund të ishte ngjyra e lëkurës së fëmijës”, është shprehur Meghan.

Nga ana tjetër, Princi Harry ka rrëfyer se babai i tij Princi Charles nuk bisedon më me të. I njëjti ka thënë se ka shumë respekt për gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeta II.

“Unë kam pasur tri biseda me gjyshen time, dhe dy me babanë tim, para se ai të ndalonte së përgjigjuri në telefonatat e mia”, ka thënë Harry në intervistë për Oprah Winfrey. /Telegrafi/

Exit mobile version