Telegrafi

Meghan Markle shkëlqen në paraqitjen e parë zyrtare me Princin Harry në Britaninë e Madhe, pas vendimit për daljen nga mbretëria

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Getty Images/Guliver)

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle u quajt një “mbretëreshë e vërtetë në dukje” mbrëmjen e së enjtes nga fansat mbretërorë, të cilët nuk hezituan ta komentojnë shfaqjen e saj të parë në publik në Britaninë e Madhe, pas vendimit për t’u larguar nga mbretëria.

Meghan Markle, 38 vjeçe, dukej e mrekullueshme në fustanin blu të ndritshëm të dizajnuar nga shtëpia e modës së Victoria Beckham-it, ndërsa ndoqi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve në “Mansion House” në Londër së bashku me Princin Harry, 35 vjeç, të enjten, shkruan DailyMail.

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Kjo është paraqitja e parë zyrtare e çiftit në Mbretërinë e Bashkuar pas krizës së ashtuquajtur “Megxit” dhe përgatitjeve për të hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe titulli “mbretërorë të vijës së parë”.

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Fansat e mbretërorëve në rrjetet sociale e uruan Meghanin për pamjen e saj, duke pasur shumë prej tyre që e lavdëruan atë për zgjedhjen e saj të veshjeve dhe makijazhin e bukur.

Një komentues shkroi “Ajo duket si një mbretëreshë e vërtetë sonte, teksa një i dytë komentoi: “Në rregull, Harry dhe Meghan janë sonte përkufizimi i mos-lodhjes. Ata janë duke shkëlqyer në angazhimin e tyre të parë të përbashkët që nga largimi i Familjes Mbretërore”.

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Një tjetër komentoi duke shkruar: “Ajo duket e freskët, e re dhe e bukur”!

Veshja e Meghanit, e cila vjen me një çmim prej 950 funtesh, përshkruhet në internet si ‘e frymëzuar nga thjeshtësia e një bluze’.

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Ajo mbante një çantë të markës “Stella McCartney” në vlerë prej 1.742 funtesh.

Ajo i tërhoqi flokët e saj në një bisht elegant, duke zbuluar një sërë vathësh të artë që kishte vënë në veshin e saj.

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Çifti Meghan dhe Harry u rikthyen në Britani këto ditë për festën e organizuar për arritjet e ushtarakëve të plagosur dhe të sëmurë, si dhe gratë e diskriminuara. Kjo është paraqitja e tyre e parë që kur ata u shpërngulën në Kanada para se të njoftonin largimin e tyre nga detyrat mbretërore.

Fondi i ashtuquajtur “Endeavour” që e organizoi këtë mbrëmje mbështet ambiciet e burrave dhe grave që përdorin sfida për të ndihmuar në rigjenerimin dhe rehabilitimin e tyre fizik, psikologjik dhe social. /Telegrafi/

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen për herë të parë së bashku në Britaninë e Madhe pas daljes së tyre nga mbretëria (Foto: Paul Edwards – WPA Pool/Getty Images/Guliver)