Meghan Markle shkëlqen në paraqitjen e parë zyrtare me Princin Harry në Britaninë e Madhe, pas vendimit për daljen nga mbretëria
Butrint Avdyli
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle u quajt një “mbretëreshë e vërtetë në dukje” mbrëmjen e së enjtes nga fansat mbretërorë, të cilët nuk hezituan ta komentojnë shfaqjen e saj të parë në publik në Britaninë e Madhe, pas vendimit për t’u larguar nga mbretëria.
Meghan Markle, 38 vjeçe, dukej e mrekullueshme në fustanin blu të ndritshëm të dizajnuar nga shtëpia e modës së Victoria Beckham-it, ndërsa ndoqi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve në “Mansion House” në Londër së bashku me Princin Harry, 35 vjeç, të enjten, shkruan DailyMail.
Kjo është paraqitja e parë zyrtare e çiftit në Mbretërinë e Bashkuar pas krizës së ashtuquajtur “Megxit” dhe përgatitjeve për të hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe titulli “mbretërorë të vijës së parë”.
Fansat e mbretërorëve në rrjetet sociale e uruan Meghanin për pamjen e saj, duke pasur shumë prej tyre që e lavdëruan atë për zgjedhjen e saj të veshjeve dhe makijazhin e bukur.
Një komentues shkroi “Ajo duket si një mbretëreshë e vërtetë sonte, teksa një i dytë komentoi: “Në rregull, Harry dhe Meghan janë sonte përkufizimi i mos-lodhjes. Ata janë duke shkëlqyer në angazhimin e tyre të parë të përbashkët që nga largimi i Familjes Mbretërore”.
Një tjetër komentoi duke shkruar: “Ajo duket e freskët, e re dhe e bukur”!
Veshja e Meghanit, e cila vjen me një çmim prej 950 funtesh, përshkruhet në internet si ‘e frymëzuar nga thjeshtësia e një bluze’.
Ajo mbante një çantë të markës “Stella McCartney” në vlerë prej 1.742 funtesh.
Ajo i tërhoqi flokët e saj në një bisht elegant, duke zbuluar një sërë vathësh të artë që kishte vënë në veshin e saj.
Çifti Meghan dhe Harry u rikthyen në Britani këto ditë për festën e organizuar për arritjet e ushtarakëve të plagosur dhe të sëmurë, si dhe gratë e diskriminuara. Kjo është paraqitja e tyre e parë që kur ata u shpërngulën në Kanada para se të njoftonin largimin e tyre nga detyrat mbretërore.
Fondi i ashtuquajtur “Endeavour” që e organizoi këtë mbrëmje mbështet ambiciet e burrave dhe grave që përdorin sfida për të ndihmuar në rigjenerimin dhe rehabilitimin e tyre fizik, psikologjik dhe social. /Telegrafi/