Site icon Telegrafi

Meghan Markle shfaqet e mahnitshme në emisionin e Ellen DeGeneres

Foto: Warner Bros

Meghan Markle u shfaq të enjten në shfaqjen televizive “The Ellen Show”, dhe ndau detaje rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry dhe librin e saj të fundit.

Për paraqitjen Dukesha u vesh me një këmishë të bardhë me detaje interesante prerjesh në pjesën e duarve.

Këmishën e kombinoi me pantallona të zeza të gjera dhe taka me të njëjtën ngjyrë.

Foto: Warner Bros

Sa i përket aksesorëve, ajo vendosi unazë në dorën e majtë, duke mos e komplikuar pamjen me detaje të tjera.

Flokët e saj ishin valëzuar lehtësisht teksa ajo dukej mjaft e lumtur, me grimin natyral që e karakterizon atë.

Foto: Warner Bros

Gjatë intervistës, Meghan Markle gjithashtu tregoi i aftësitë e saj të aktrimit gjatë një segmenti komik në “The Ellen Show”. /Telegrafi/

Exit mobile version