Telegrafi

Meghan Markle sërish në qendër të vëmendjes, i ekspozohen sutienet

Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Meghan Markle dhe princi Harry këtë fundjavë kanë qenë pjesëmarrës në ceremoninë martesore të mikut të tyre, Charlie van Straubenzee dhe Daisy Jenks.

Dhe si gjithmonë, fotografët e kanë përcjellë çdo hap dhe çdo detaj të aktores amerikane, për të gjetur ndonjë gafë.

Gjatë fundjavës, Meghan e ka festuar edhe ditëlindjen e saj, ndërsa duke qenë pjesëtare e familjes mbretërore, është dashur të bënte një festë të denjë.

Lexo po ashtu Lajmet për Meghan Markle

Ajo ishte dashur të hiqte dorë nga festa e shthurur, ndërkohë që ka marrë urime zyrtare nga pjesëtarët e familjes mbretërore.

Në dasmën e mikut të tyre, Meghan ka shkëlqyer me veshjen e saj me ngjyrë të kaltër të errët, të kombinuar me një kapelë.

Nuk ka munguar buzëqeshja e saj e njohur, por në një moment i është zbërthyer një kopsë e fustanit, me ç’rast i janë ekspozuar jelekët.

Ajo ka reaguar shpejt për ta mbuluar gjoksin me dorë, mirëpo fotografët kanë arritur ta kapin këtë moment. /Telegrafi/