Princ Harry dhe Meghan Markle vazhdojnë të rrëmbejnë vëmendjen e tyre në çdo paraqitje.
Së fundmi, ata u gjendën së bashku në Londrën Qendrore për të marrë pjesë në një shfaqje gala të muzikës ‘Hamilton’.
Paraqitja e tyre glamuroze edhe njëherë vërtetoi se dyshja janë gjithnjë në trend me modën.
Princi Harry dukej mjaft elegant në një kostum të zi, duke marrë pamjen e zakonshme të një princi.
Ndërkohë, Meghan ka guxuar sërish me veshjen, duke u shfaqur me një fund të shkurtër, teksa vinte në pah këmbët e gjata.
Dukesha e Sussex-it gjithashtu injoroi protokollin mbretëror duke mos veshur pantallona.
Një tjetër rregull që ajo injoroi ishte dhënia e autografeve, që gjithashtu nuk preferohet sipas rregullave të Monarkisë. /Telegrafi/