Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka vendosur të paketojë ushqime për organizatën “One 25” që angazhohet për ta zhdukur prostitucionin nga rrugët e Bristolit.
Gruaja e princit Harry ka përgatitur ushqim për 150 prostituta dhe në këtë mënyrë u ka ofruar mbështetje. Në secilën qese, ajo kishte shkruar nga një mesazh frymëzues.
#MeghanMarkle Kindness and 💕 pic.twitter.com/qERHhIV0k6
— GiliComms (@CommsGili) February 2, 2019
“Je e guximshme”, “Je e fortë”, “Je e veçantë” dhe mesazhe të ngjashme janë shkruar në bananet që ndodheshin si pjesë e ushqimit.
Në këtë mënyrë, 37-vjeçarja u ka dërguar mesazh femrave që punojnë si prostituta duke u thënë se janë të veçanta dhe se dikush i do dhe kujdeset për ato.
“Tingëllon patetike, por është me rëndësi ta shikojmë nga një perspektivë tjetër. Meghan ka ndarë kohë që të vijë dhe t’i ndihmojë organizatës dhe prostitutave. Në këtë qëndron e gjithë magjia e këtij gjesti”, ka thënë një prej vullnetarëve për revistën Hello.
Gazetarja Rebecca Reid ka thënë në emisionin Good Morning Britain se e kupton se ky gjest nuk do të ndihmojë në aspektin financiar, por i ka përparësitë e veta.
Veprimi i dukeshës ka marrë mbështetje të madhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët kanë komentuar se të gjithë duhet të përqendrohen te detajet dhe te gjërat që qëndrojnë në hije.
Prostitutat që i kanë marrë paketat me ushqim e kanë falënderuar Meghanin dhe gjestin e saj e kanë konsideruar si simpatik. /Telegrafi/