Site icon Telegrafi

Meghan Markle mungon në ceremoninë e kurorëzimit të Charlesit

Siç pritej, Meghan Markle zgjodhi të mos merrte pjesë në kurorëzimin e vjehrrit të sa, Mbretit Charles III përkrah bashkëshortit Princ Harry të shtunën, e 6 majit.

Princi Harry, 38 vjeç, u pa për herë të parë duke shkuar në ceremoni së bashku me kushërirat Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie me burrat e tyre Edoardo Mapelli Mozzi dhe Jack Brooksbank.

Pasi hyri në sallë, Harry zuri vendin e tij pas çifteve i vetëm dhe buzëqeshi teksa i përshëndeti disa prej njerëzve të pranishëm.

Foto: Getty Images

Javë më vonë, pallati njoftoi se Dukesha e Sussex nuk do merrte pjesë në ceremoni  – e cila ishte për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në shtator 2022.

Lexo po ashtu Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po shkëlqen me dukjen në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Në vend të kësaj, Dukesha e Sussex po qëndron në Kaliforni me fëmijët e çiftit, Princin Archie, dhe Princeshën Lilibet.

Foto: Getty Images

Princi William është gjithashtu i pranishëm, si dhe Princesha Kate dhe fëmijët Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Meghan dhe Harry kanë pasur një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij për vite me radhë, me tensionin që erdhi në krye kur çifti vendosi të tërhiqej nga rolet e tyre në The Firm në janar 2020.

Foto: Getty Images

Gjërat u përshkallëzuan përsëri në dhjetor 2022 pas publikimit të serialit të tyre Netflix, “Harry & Meghan”, dhe publikimit të librit të “Spare” të Harryt në janar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version