Site icon Telegrafi

Meghan Markle mori vëmendje me paraqitjen në Lojërat Invictus, hoqi pallton ‘Valentino’ dhe ia dhuroi një nëne që mbante foshnjën në duar

Foto: Getty Images

Meghan Markle po vlerësohet për gjestin e saj pasi i dha pallton një nëne që mbante një fëmijë, ndërsa bëri paraqitjen e parë në Lojërat Invictus përkrah bashkëshortit të saj, Princit Harry.

Të premten, Duka dhe Dukesha e Sussexit po shoqëroheshin në vendin e ngjarjes në Holandë nga konkurrentët kur Meghan raportohet se vuri re se temperatura po binte dhe ia dorëzoi pallton një gruaje që po mbante në krahë fëmijën e saj, teksa i shoqëronte gazetari Omid Scobie.

Scobie ndau një video emocionuese në Twitter të premten, në të cilën Dukesha shihej duke ecur përkrah gruas, e cila kishte fëmijën e saj të mbështjellë me një pallto të gjatë në ngjyrë deveje.

“Rrugës për në vendin e ngjarjes, çifti u shoqërua nga konkurrentët dhe familja e #TeamNetherlands – njëra prej të cilave mbante një të porsalindur”, shkroi reporteri mbretëror. “Duke vënë re rënien e papritur të temperaturave, Meghan ia dorëzoi shpejt pallton nënës për të ndihmuar për foshnjën”.

Lexo po ashtu Të lumtur dhe me klas, Princi Harry dhe Meghan Markle shkëlqejnë me paraqitjen e tyre të parë në Evropë pas dy vitesh largimi nga Mbretëria

Momenti, i cili gjithashtu është vënë re dhe është shpërndarë në Twitter nga një kënd tjetër, ka nxitur lëvdata nga fansat e çiftit mbretëror.

“Një nënë e mirë është një nënë e mirë për fëmijën e të gjithëve”, shkroi një person, ndërsa një tjetër tha: “Përkundër të gjithave, ajo nuk ka ndryshuar, ende e sjellshme”.

Të tjerë shtuan që nëna e ndjerë e Princit Harry, Princesha Diana do të ishte krenare, me dikë tjetër që shkruante: “Harry gjeti një grua të mrekullueshme të kujdesshme. Nëna e tij do të ishte krenare”.

Gjesti u bë kur Harry dhe Meghan, të cilët zgjodhën një kostum të bardhë “Valentino” për paraqitjen e saj të parë publike në Evropë që nga viti 2020, po merrnin pjesë në një pritje të miqve dhe familjes për konkurrentët e Invictus Games të premten.

Turneu ka filluar në vitin 2014 dhe mbahet çdo vit për veteranët ushtarakë. /Telegrafi/

Exit mobile version