Site icon Telegrafi

Meghan Markle merr kritika të shumta për fjalimin e saj: Brenda shtatë minutash e përmendi veten plot 54 herë

(Foto: Twitter/Stephanie.)

Meghan Markle dhe princi Harry zhvilluan takimin e parë të planifikuar në Mançester gjatë vizitës së tyre në Evropë.

Në samitin ‘One Young World’, organizuar për të rinj nga e gjithë bota, 41-vjeçarja mbajti një fjalim.

Dhe derisa disa pretendojnë se Meghan bëri një punë të shkëlqyer dhe se fjalimi i saj ishte shumë frymëzues, mediat britanike e ndërprenë atë menjëherë dhe gjëja më kritike për të është se e përmendi veten 54 herë në shtatë minuta.

Ekspertët që analizuan daljen e saj në publik, arritën në përfundimin se fjalimi nuk kishte asnjë kuptim, përveç vetëpromovimit.

Para afro 2000 të rinjve, Markle kishte për detyrë të fliste për barazinë gjinore, të cilën e avokon me pasion prej vitesh. Por, me vetëm një shembull të shkurtër në temën e dhënë, ajo në fakt foli për jetën e saj, për bashkëshortin e saj, Harry, i cili po e ndiqte nga publiku, tregoi emocionalisht se si gjithçka ndryshoi për të pasi u bë nënë dhe u shpreh e lumtur që është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo po ashtu Meghan Markle flet për dukjen e saj si fëmijë: Unë isha një rosak i shëmtuar

“Mendoj se as ajo nuk e di se për çfarë po fliste. I gjithë fjalimi ishte vetëm ‘unë’, ‘unë’, ‘unë’, pastaj përsëri ‘unë’”; “Nuk mund t’i imagjinoj as 2000 të rinj nga publiku që e dëgjojnë dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë ose duke mos e ditur se për çfarë po fliste”; “Fjalim jashtëzakonisht i keq, pa kontekst, mesazh, vizion dhe shembull. Fjalimi ishte në të vërtetë vetëm për të. Ajo shfrytëzoi rastin për të folur për veten dhe veprimet e saj në të kaluarën në organizatë, por realisht nuk dëgjuam ndonjë gjë koherente dhe as që i frymëzoi të rinjtë si ta shfrytëzojnë potencialin e tyre” – janë disa nga reagimet në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version