Të gjithë kombinimin ajo e ka kurorëzuar me taka vjollcë që e ngritën në një nivel më të lartë gjithë stilin e saj
Meghan Markle në Indianopolis mori pjesë në ngjarjen “The Power of Woman”.
Mediat nuk u lejuan të kenë qasje në këtë ngjarje, mirëpo fotografët shkrepën disa fotografi në të cilat shihet veshja e përsosur e dukeshës, transmeton Telegrafi.
Meghan e ka kombinuar fustanin ngjyrë të bruztë me një pallto të blu të mbyllët, ndërsa të gjithë kombinimin e ka kurorëzuar me taka ngjyrë vjollcë që e kanë ngritur pamjen në një nivel më të lartë.
Meghan edhe këtë herë ka dëshmuar se ngjyrat lozonjare të veshjeve i kombinon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Është gjithashtu mënyra e duhur për të sjellë ngjyrat vjeshtore. /Telegrafi/