Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të bëjnë një pushim prej gjashtë javësh nga detyrat e tyre mbretërore gjatë periudhës së Krishtlindjeve për “të kaluar më shumë kohë me familjen”.
Kjo vjen pasi Meghan së fundmi u hap për luftën emocionale që ajo ka ndier duke qenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit të kaluar për një dokumentar në ITV, i cili transmetohet sonte.
Ajo i ka thënë prezantuesit Tom Bradby gjatë turneut të saj dhjetë ditor në Afrikën Jugore se të bëhesh nënë, ndërsa jetonte nën shkëlqimin e vëmendjes së mediave ishte ‘një gjë shumë e vërtetë për të kaluar pas prapaskenave’.
Meghan madje falendëroi prezantuesin që e pyeti se si po përballet, duke thënë: ‘Jo shumë njerëz më kanë pyetur nëse jam mirë’.
Duke folur më tej, Z.Bradby, një mik i Harry, tha që ai besonte se çifti është mjaft i ‘prekur dhe i zemëruar’.
Ndërsa mbaroi turneu i tyre në Afrikë, duka dhe dukesha e Sussexit të dy sollën veprime të ndara ligjore kundër mediave.
Meghan e ka paditur Mail për shkelje të intimitetit pasi ajo publikoi një letër private midis saj dhe babait të saj. Harry më vonë ngriti procedurat e tij në Gjykatën e Lartë në lidhje me përgjimin e paligjshëm të mesazheve nga The Sun, News of the World dhe Daily Mirror.
Çifti ka vendosur të marrë një pushim që nga nëntori, sipas The Sunday Times, ata do ta ndajnë pushimin e tyre në mes dy vendeve, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të njëjtit raportohet se kanë planifikuar që ta çojnë djalin e tyre pesë muajsh, Archie, në vendlindjen e nënës së tij për herë të parë për të festuar “Ditën e Falënderimeve” si një familje me nënën e Meghan, Doria Ragland, në Kaliforni. /Telegrafi/