Meghan Markle dhe Princi Harry kanë dhuruar për një numër organizatash për të ofruar mbështetje për Ukrainën në mes të pushtimit të vazhdueshëm nga Rusia.
Fondacioni Archewell i Dukës dhe Dukeshës së Sussexit njoftuan të premten se çifti ka bërë donacione për disa organizata që punojnë “në terren për të mbështetur popullin e Ukrainës”.
Organizatat përfshijnë HIAS, The HALO Trust dhe Are We Europe. Veçanërisht, HALO Trust është një organizatë e mbështetur nga nëna e ndjerë e Harryt, Princesha Diana.
“You are saving lives every single day.” – Prince Harry, The Duke of Sussex
Olesia & Maryna are working on the ground in Ukraine with HALO to help keep families safe. This week, they shared their experiences with Prince Harry.
?️ https://t.co/lw4qZ8PgXD pic.twitter.com/IHK6rlMTs9
— The HALO Trust (@TheHALOTrust) March 18, 2022
Gjithashtu të premten, HALO zbuloi në Twitter se Harry, 37 vjeç, kontaktoi me dy nga anëtaret e ekipit të tij që janë në terren në Ukrainë, duke i lavdëruar për punën dhe guximin e tyre.
“Ju jeni duke shpëtuar jetë çdo ditë”, tha ai. “Faleminderit që jeni kaq të guximshme dhe të mahnitshme. Vazhdoni të bëni atë që po bëni, vazhdoni të shpëtoni jetë”.
Fondacioni i dyshes bëri gjithashtu homazhe për atletin Serhii Karaivan, i cili vdiq më 13 mars teksa po luftonte kundër forcave ruse. Harry, i cili shërbeu në ushtri për më shumë se 10 vjet, filloi lojërat ‘Invictus’ në 2014.
It is with regret that we report that a member of the Ukrainian Invictus Games community has been confirmed as a fatality of the Russian invasion of Ukraine.
More: https://t.co/3cuaLFCqiV pic.twitter.com/ThwgLnDS3m— Invictus Games Foundation ??+? (@WeAreInvictus) March 16, 2022
Markle, 40 vjeçare dhe Harry së pari reaguan për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës më 25 shkurt përmes një deklarate të postuar në faqen e Archewell ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës”.
“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussexit dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/