Meghan Markle magjepsi me ardhjen e saj të papritur në “Women of Vision Awards” në Nju-Jork. U shfaq e shoqëruar nga princi Harry.
Dukesha tregoi pak më shumë trupin me një fustan floriri të dizajnuar nga Joanna Ortiz, i cili kushtoi 1.850 dollarë. Fustani midi prej floriri përmbante një hapje të vogël diamanti dhe një prerje deri tek gjuri.
Ajo kompletoi kombinimin e saj të modës me taka ari Tom Ford me vlerë prej 1.350 dollarësh dhe bizhuteri ari. Markle zgjodhi një grim të thjeshtë, i stiloi flokët me tallaze dhe i hodhi në njërën anë.
Harry veshi një kostum klasik të zi për këtë rast dhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij gjatë gjithë mbrëmjes.
Meqë ra fjala, ditët e mëparshme u përfol se Meghan ishte sërish shtatzënë, por duke gjykuar nga fotot dhe figurat e fundit, duket se nuk është ashtu. /Telegrafi/
Prince Harry and Meghan Markle arrive at the Women of Vision Awards carpet. pic.twitter.com/4I00fhsaag
— Entertainment Tonight (@etnow) May 16, 2023