Site icon Telegrafi

Megaoperacioni i SPAK, lihet në fuqi masa ‘arrest me burg’ për nëntë persona

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest në burg për nëntë të arrestuarit ku u goditën shtatë grupe kriminale.

Euronews Albania ka arritur të mësojë 8 emrat  janë zbardhur deri më tani që janë për masë sigurie: Miri Bruli, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Avokatët kane kërkuar që arrestimi mos të quhet i ligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është numri që shërben për përdorimin e SkyEcc.

Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK finalizoi një operacion ku u lëshuan 50-urdhër arreste.

Nga ky operacion u goditën disa grupe kriminale të cilat operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Exit mobile version