Megan Thee Stallion ka anuluar një koncert të ardhshëm në Houston për shkak të tragjedisë që ndodhi vetëm disa javë më parë në festivalin “Astroworld” të Travis Scott.
Qyteti i Texas mbeti i shkatërruar dhe i pikëlluar pasi në po të njëjtin festival mbetën të vdekur dhjetë persona e shumë të tjerë të plagosur.
Fituesja e ‘Grammy’ njoftoi se nuk do të performojë në një shfaqje të planifikuar më parë në mënyrë që të lërë qytetin ‘të shërohet’.
“Houston është ende duke u shëruar dhe është e rëndësishme që komunitetit tonë t’i jepet koha e duhur”, tha artistja, e cila është me origjinë nga Houston, për Fox Neës Digital. “Zemra ime është me të gjitha familjet që po vuajnë në këtë kohë të vështirë”.
Sipas The Houston Chronicle , Megan Thee Stallion do të ishte një nga të parat që do të performonte në 713 Music Hall.
Kjo nuk është ngjarja e parë live që u ndikua nga tragjedia. Një sërë koncertesh të tjera që u planifikuan nga 11-14 nëntor u anuluan në shenjë solidarizimi me viktimat e “Astroworld”.
Nuk ka ende asnjë informacion se kur do të dalin në shitje biletat.
Scott u ngjit në skenë më 5 nëntor në vendin e NRG Park ku mijëra fansa u mblodhën për ta dëgjuar atë dhe interpretuesit e tjerë. /Telegrafi/