Site icon Telegrafi

Megan Fox tregon dekoltenë e saj të bollshme në fustan të shkurtër për eventin Jimmy Choo X Mugler

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox u fejuan më 11 janar 2022 në Porto Riko pasi ishin në lidhje që nga maji 2020.

Dhe të martën, Megan Fox tregoi unazën e saj të madhe të fejesës ndërsa merrte pjesë në shfaqjen e Jimmy Choo X Mugler në Los Angeles.

Aktorja 35-vjeçare shfaqi figurën e saj të pabesueshme me një fustan të tejdukshëm të prerë me gete.

Ylli i “Transformers” shfaqi dekoltenë e bollshme në pjesën e bustit, e cila kishte pjesë të tejdukshme poshtë pjesës së zezë.

Fustani shoqërohej me gete dhe taka të arta dhe të zeza për të kompletuar pamjen.

Megan mbajti unazën e saj të fejesës si dhe një unazë floriri, me flokët e gjata brune të hapura rreth saj. Mamaja e tre fëmijëve kishte vendosur buzëkuq rozë me grim të zi për sytë. /Telegrafi/

Exit mobile version