Megan Fox ka thënë se asnjë palë e tretë nuk ishte e përfshirë në ndarjen e supozuar të saj dhe Machine Gun Kelly.
Aktorja u kthye në Instagram të dielën për të adresuar thashethemet se është tradhtuar nga partneri i saj.
“Nuk është përfshirë asnjë person i tretë në këtë marrëdhënie”, tha ajo.
“Kjo përfshin, por nuk është kufizuar në njerëz, mesazhe etj”, vazhdoi më tej ylli i famshëm.
“Duhet ta lini këtë histori të vdesë dhe t’i lini të qetë të gjithë këta njerëz të pafajshëm tani”.
Të gjitha postimet e tjera të Fox janë vënë në arkiv duke marrë parasysh se ajo mbylli faqen javën e kaluar.
Ajo momentalisht nuk është duke ndjekur ndonjë person në Instagram, pasi ndiqte: Harry Styles, Timothee Chalamet dhe Eminem.
Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, thashethemet u përhapën gjatë fundjavës së “Super Bowl 2023”, kur Fox, 36 vjeçe, ndau një postim me kode në Instagram, hoqi nga lista e ndjekësve MGK dhe përfundimisht çaktivizoi llogarinë e saj.
Fansat menjëherë spekuluan se MGK mund të ketë tradhtuar Foxin, gjersa thuhet se ishte e përfshirë kitaristja Sophie Lloyd.
Megan dhe Machine ndërkohë nisën lidhjen në vitin 2020, pas ndarjes së saj nga Brian Austin Green.
Ata u fejuan në janar të vitit të kaluar. /Telegrafi/