Telegrafi

Megan Fox shfaqet shumë atraktive në imazhet e fundit (Foto)

Aktorja e njohur, Megan Fox, duket se është sikur vera, sa më e vjetër aq më e mirë.

Dikur idhull për paraqitjet e saj filmike, bukurinë e linjat që zotëronte, bukuroshja gjithnjë është prezente në jetën publike.

Ajo ka pozuar së fundmi për një kompani të të brendshmeve të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto)

Ajo dikur konsiderohej prej femrave më seksi në botë, e tash tregon se përkundër faktit se koha kalon, bukuria dhe atraktiviteti i saj mbesin.

Megan Fox është 31 vjeçare dhe e martuar prej tetë vitesh me Brain Austin Green.

Ajo ka tri fëmijë me të, Noah, Bodhi dhe Journey.

Aktorja është lindur në Oak Ridge të Tennesees në SHBA. /Telegrafi/