Megan Fox njihet si një prej aktoreve atraktive të Hollywoodit, e cila arrin të tërheqë vëmendjen me daljet e saja publike.
Bukuroshja ka bërë një paraqitje të rrallë në krah të bashkëshortit të saj, Brian Austin Green, me të cilin janë ndarë disa herë dhe janë ribashkuar.
Çifti ishte pjesëmarrës në fushatën e Global Green, ‘#Fight4theAmazon’, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek aktorja e bukur.
Mirëpo, jo vetëm për anën pozitive. Fox u shfaq me një fustan sateni, të hapur në pjesën e dekoltesë dhe me flokë të valëzuara dhe grim më të lehtë.
Porse, përzgjedhja e saj ka marrë kritika të shumta nga fansat, por edhe nga kritikët e modës. /Telegrafi/