Telegrafi

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shijojnë pushimet në resortin luksoz në Puerto Rico

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (Foto: Daily Mail)

Pasi lidhja e tyre u bë e ditur për publikun e gjerë, çifti i njohur tashmë nuk kanë arsye që të fshihen nga kamerat.

Bëhet fjalë për aktoren Megan Fox dhe reperin Machine Gun Kelly, të cilët tashmë kanë filluar romancën, shkruan Daily Mail.

Dyshja janë parë mjaft të dashuruar gjatë pushimeve të tyre në një resort luksoz të Puerto Rico.

Megan dhe Machine janë shfaqur me veshje të përshtatura për temperaturën në vendin ku po qëndrojnë.

Lexo po ashtu Megan Fox zyrtarizon lidhjen me Machine Gun Kelly

Aktorja e njohur ka vendosur që përmes një palë pantallonave të shkurtra, të vë në pah këmbët e saj të formësuara.

Pas kësaj, ata janë fotografuar ndërsa drekonin, derisa në disa prej tyre ata janë parë edhe duke u përqafuar.

Sidoqoftë, 34-vjeçarja së fundmi është ndarë me bashkëshortin e saj, Brian Austrin Green, me të cilin kishte qenë e martuar për 10 vite. /Telegrafi/