Sot, më 23 nëntor, në pikën e Interex në Pejë, Atdhe Studenica theu rekordin e lojës më atraktive në vend, “60 Sekonda”.
Duke i mbushur plot 3 shporta të mëdha brenda 1 minute, Atdheu arriti që të fitojë produkte në vlerë prej 3436.45 EURO!
Ky është një rekord i ri në këtë lojë të organizuar nga rrjeti më i dashur i supermarketeve në Kosovë, Interex.
Vlen të ceket se garuesit zgjedhen në mënyrë të rëndomtë përmes faqes së Interex në Facebook.