Site icon Telegrafi

Mediumi zviceran me rrëfim të veçantë për Edon Zhegrovën – Ndihmohet nga Xhaka, prindërit i ka gjithmonë afër vetes

Kur Edon Zhegrova tregon aftësitë e tij në futboll, nëna Sanije dhe babai Lulzim janë gjithmonë aty. Ata gjenden me Edonin edhe në përgatitjet para-sezonale në Marbella.

Mediumi i njohur zviceran Blick ka bërë një rrëfim për djaloshin e artë nga Kosova, Edon Zhegrova dhe jetën e tij me prindërit afër vetes.

Zhegrova, 20-vjeçari nga Kosova me teknik të përsosur po bën atë që i pëlqen të bëjë më shumë në miqësoren kundër VfB Stuttgart (0-2) të hënën: ai driblon dhe tregon aftësitë e tij me topin.

Lexo po ashtu Me një driblim fantastik dhe një gol të bukur, Edon Zhegrova ia siguron fitoren Baselit ndaj Steauas

Me nisjet drejt sulmit, ai është ndoshta lojtari më i paparashikueshëm, i guximshëm dhe spektakolar në Superligën e Zvicrës. “Cirku i Zhegrovës”, “Njeriu i shfaqjeve”, “I llastuari” janë disa nga epitet. Tifozëve u pëlqen, shton Blick, përcjell Telegrafi.

Problemi i tij: mbrojtja. Ylli shqiptar shumë i vë në siklet bashkëlojtarët e tij mbrojtës me veprime të rrezikshme ose harron plotësisht të mbrohet.

Edoni me prindërit e tij

Anësori sulmues ka qenë në Basel që nga shkurti i kaluar dhe që nga shkurti i kaluar ata përpiqen të futin një ndërgjegje mbrojtëse tek i huazuari nga Genk.

“Ai ka punuar vetë dhe tani ka bërë përparim”, ka thënë drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden.

Taulant Xhaka e ndihmon Zhegrovën

Zhegrova duket se ngadalë po i merr në zemër udhëzimet taktike të trajnerit Marcel Koller dhe tani ai gjithashtu duket se e gjen veten të duhur në ekip.

Mbi të gjitha, Taulant Xhaka, i cili flet të njëjtën gjuhë, e ndihmon. “Tauli kujdeset shumë mirë për të”, shton Zbinden, transmeton Telegrafi.

Zhegrova duke festuar një gol së bashku me Xhakën

Sepse edhe pse Zhegrova lindi në Herford të Gjermanisë, ai nuk flet gjermanisht. Familja e tij u kthye në Prishtinë pas luftës kur Edoni i vogël ishte vetëm dy vjeç.

Kur nënshkroi një kontratë trevjeçare me Genk në verën 2017, nëna Sanjie dhe babai Lulzim gjithashtu u transferuan në Hasselt në Belgjikë.

Ndërkohë, familja Zhegrova pothuajse jetojnë në Basel, pasi që prindërit e tij e vizitojnë shpesh. Ata madje udhëtuan për në Spanjë në kampin stërvitor para-sezonal.

Prindërit gjithmonë afër vetes

“Ata morën pushime shtesë”

Zhegrova është zëvendësuar në ndeshjen ndaj Stuttgart pas pjesës së parë sepse ai mori një goditje në gjoks dhe kjo i dhembi.

“Asgjë e keqe”, thotë ai dhe përshëndet prindërit e tij.  “Ata morën pushime shtesë për të ardhur këtu”, shton Edoni duke qeshur.

Zhegrova gjatë zëvendësimit ndaj Stuttgartit

Dhe gjithashtu që ata e vizitojnë atë aq shpesh në Basel është e lezetshme: “Nuk është aq larg”, thotë Zhegrova, ndërsa nëna e tij buzëqesh. “Neve na pëlqen këtu”, thotë zonja Sanije.

“Sigurisht që është mirë për të që prindërit e tij ta vizitojnë kaq shpesh”, ka thënë drejtori Zbinden.

Lexo po ashtu Edon Zhegrova vjen me një rrëfim interesant për Blick - ky është super dribluesi i Basel, familja e tij iku nga lufta e Kosovës

Sa kohë do të qëndrojë Zhegrova në Basel ende nuk dihet. Kontrata e tij si huazim skadon gjatë verës. Baseli ka kohë deri në maj të ushtrojë mundësinë e blerjes.

Mamaja dhe babai i Zhegrovës janë gjithmonë të mirëpritur në Basel, mbyllet shkrimi i mediumit të madh zviceran. /Telegrafi/

Exit mobile version