int(1) Mediumi serb: Rita Ora me veshjen më origjinale për Halloween, bukuroshja më e komentuara në rrjetet sociale - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Mediumi serb: Rita Ora me veshjen më origjinale për Halloween, bukuroshja më e komentuara në rrjetet sociale

Këngëtarja shqiptare u shfaq në kostum origjinal për Halloween. Ajo u maskua si një reper amerikan dhe shkaktoi shumë reagime.

Rita Ora u shfaq e veshur si artisti i famshëm Post Malone në ndejën e festës së njohur si ‘Nata e shtrigave’.

Ajo veçanërisht i kushtoi vëmendje detajeve të kostumeve dhe kënaqësisë së të pranishmeve, por edhe audiencën e internetit e ka bërë për vete, shkruan B92.

Ajo bëri tatuazhe të njohura në fytyrën e saj, flokët i shkurtoi dhe kishte një xhaketë që reperi e vishte rregullisht.

Shumë fanse kanë komentuar se kjo ishte veshja më origjinale e kësaj date të shënuara dhe është përzgjedhur si më e mira.

Bukuroshja jonë ka publikuar një numër të madh të imazheve dhe videove me rastin e kësaj feste.

Ndërsa, Malone ende nuk e ka komentuar këtë lëvizje të këngëtares 27-vjeçare duke zgjedhur të hesht.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version