Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do ta vizitojë javën e ardhshme Beogradin dhe Prishtinën, pas një diskutimi në Këshillin e BE-së mbi dialogun.
Kështu së paku shkruan Tanjug, sipas të cilit medium, ministrat e Jashtëm të BE-së, të hënën më 12 tetor, në takimin në Luksemburg do të bisedojnë për situatën rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Dhe pas kësaj, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak duhet të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, ka mësuar Tanjug në Bruksel.
Sipas mediumit në fjalë, të hënën, Lajçak do të informojë krerët e diplomacisë së BE-së për herë të parë në mandatin e tij rreth asaj që është arritur deri më tani në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. /Telegrafi/