Tmerri që përjetoi Kim Kardashian në Paris, bëri bujë të madhe mediatike në të gjithë botën.
Madje shumë gazeta, tabloide e portale spekuluan se pikërisht për të bërë bujë, ajo e kishte sajuar këtë ngjarje.
Një ndër to ishte edhe MediaTakeOut.com që publikoi disa lajme kinse gjithçka ishte organizuar nga stafi i bukuroshes.
35-vjeçarja i angazhoi avokatët e saj që ta sqarojnë këtë problem duke kërcënuar se do të ngrejë padi, shkruan Daily Mail.
Për këtë arsye, ku medium përmes një komunikate i ka kërkuar falje publike yllit televiziv duke raportuar se tashmë ekzistojnë fakte se grabitja nuk ishte e montuar. /Telegrafi/