Site icon Telegrafi

Mediumi norvegjez shkruan për ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës: Ai është edhe shtetas norvegjez

Qeveria e re e Kosovës mori besimin të hënën. Ministri i ri i Mbrojtjes është Armend Mehaj, i cili ka edhe shtetësi norvegjeze.

Mehaj ka marr zyrtarisht detyrën në një ceremoni të martën pasdite, tha për NTB-në zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Ibrahim Shala.

Mehaj është me origjinë nga Kosova, por ka jetuar dhe punuar në Oslo, shkruan mediumi norvegjez, document.no.

Ai ka shtetësi norvegjeze dhe të Kosovës, informon edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Siri R. Svendsen, transmeton Telegrafi.

Nga viti 1999, Mehaj ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Norvegjisë dhe ka marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në vendlindje Kosovë, si dhe në Irak, Afganistan dhe Çad.

Ndryshe, Qeveria e kryeministrit të krahut të majtë, Albin Kurti, i cili drejton partinë Vetëvendosje (Vetëvendosje), mori besimin e 67 votave gjersa kundër votuan 30.

Kur Kurti prezantoi qeverinë e tij, ai premtoi të vaksinojë 60 për qind të popullsisë, shkruan më tutje mediumi.

Kosova, ende është duke ‘luftuar’ për të siguruar vaksina për 1.8 milion banorët e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version