Tuttomeracatoweb i ka kushtuar një shkrim sulmuesit anësor Eros Grezda, pas paraqitjes bindëse që ai bëri me ekipin Kombëtar shqiptar kundër Italisë në Shkodër.
Ueb faqja e nis shkrimin me një thirrje për klubet e Serie A që mund tu interesojë një lojtarë si Eros Grezda.
“Kundër Italisë bëri një paraqitje shumë bindëse, duke krijuar vështirësi për Buffonin. Ai gjithashtu sakrifikoi shumë në lojën në grup për të mbështetur Agollin”, thuhet në shkrim.
Eros Grezda është një yll në rritje i Shqipërisë. Ueb faqja shkruan se Eros Grezda ka arritur në këto nivele në futboll me punë të madhe. “Eros Grezda, pasi luajti me të rinjtë e Prishtinës dhe FK Rabotniçkit, në moshën 15 vjeçare u bë pjesë e U-17 te Dinamo e Zagrebit”.
“Pastaj për një kohë të shkurtër ai u aktivizua me klubin austriak Graz 1902. Në Slloveni, Grezda, u aktivizua me ekipin e Aluminij, ku shënoi gjashtë gola në 18 muaj. Në moshën 20 vjeçare ai rikthehet në Kroaci ku luan për Lokomotiv Zagrebin, ku për dy sezone shënoi 14 gola”.
“Grezda fillon të provojë të jetë një sulmues i shpejtë dhe i fuqishëm në krahë. Në verë të këtij viti ai u transferua tek Osijek, që bën pjesë në Superligën Kroate”, mbyllet shkrimi për të.
Klubi i Serie A që pasur interesim për lojtarin është Crotone. /Telesport/