Telegrafi

Mediumi kroat shkruan për Eleni Foureiran: Bukuroshja shqiptare që do t’ia sjell fitoren Qipros në Eurovision

Eleni Foureira përfaqëson këtë viti qipriotët në Eurvision, falë të së cilës shteti i Qipros mund të jetë organizatore e kësaj ngjarja vitin e ardhshëm.

Eleni pati një perfromancë të shkëlqyeshme gjatë mbrëmjes së kaluar teksa bëri që të duartrokitet gjerë e gjatë nga audienca.

 

Ajo shkoi pa probleme në finale, gjë që nuk e habiti askënd që shikoi performancën e saj, shkruan portali kroat index.hr.

Bukurioshja 31-vjeçare që shumë e quajnë Shakira qipriote, por edhe Beyonce e Qipros Beyonce, ka lindur në Shqipëri dhe tani jeton në Greqi, më saktësisht në Athinë.

Përveç këngës, ajo merret edhe me aktrimin, vallëzimin dhe është kreatore e modës. Ajo është në lidhje me futbollistin Albert Botiahas.

Ajo filloi karrierën muzikore në vitin 2007 në grupin Mystique ndërsa dy vjet më vonë vendosi të provojë veten në solo këndim, e cila gjë rezultoi me lëvizje pozitive sepse prej asaj kohe ka publikuar tre albume që ishin shumë të suksesshme në territorin e Greqisë dhe Qipros. Në këto vende, ajo fitoi titullin “mbretëresha e pop”.

Lexo po ashtu Ekskluzive - rrëfehet shqiptarja që përfaqëson Qipron në "Eurovision", Eleni Foureira: Mezi pres ta ndez skenën

Elena më parë është përpjekur të jetë përfaqësuese e shtetit grek (2010, 2013 dhe 2017), por asnjëherë nuk doli e suksesshme.

Në Eurovision më në fund arriti këtë vit kur triumfoi në Qipro me këngën “Fuego” (Vatra ndërsa aktualisht është favoritja më e madhe në bastoret e këtij festivali. /Telegrafi/