Mediumi i njohur italian Corriere dello Sport është në mes të një stuhie kritikash të vetë-imponuar pasi shikoi paraprakisht ndeshjen Inter-Roma me një titull të diskutueshëm “Black Friday” ose “E Premtja e Zezë”.
Titulli i referohej fenomeneve të blerjeve në të “Premten e Zezë”, me përplasjen që do të luhej të premten në mbrëmje.
Sidoqoftë, ajo gjithashtu i referohej përfshirjes së ish-shokëve të skuadrës së Manchester Unitedit, Romelu Lukaku dhe Chris Smalling, që të dy tani luajnë për Interin dhe Romën përkatësisht, por janë edhe gjithashtu njerëz me ngjyrë.
La prima pagina del Corriere dello Sport-Stadio ⤵️
-Black Friday
–#Khedira fuori tre mesiLeggi le altre notizie su https://t.co/LhP3HCrhDZ pic.twitter.com/ZX9OxSbRgl
— Corriere dello Sport (@CorSport) December 5, 2019
Çuditërisht, zgjedhja e titullit ka shkaktuar një reagim të madh në mediat sociale, me të dy klubet që shprehen një linjë të ashpër kundër gazetës.
Ajo vjen vetëm një javë pasi të gjitha 20 klubet e Serie A nënshkruan një letër duke kërkuar masa më të rrepta kundër racizmit, me këtë sezon tashmë të marra nga disa incidente të shëmtuara.
Il Corriere nuk tërhiqet nga ballina e tyre pasi lëshuan një deklaratë, duke theksuar vetëm më tej se shumë italianë nuk e kuptojnë se çfarë është racizmi.
Direkt nën titullin, gazeta shkroi se si Lukaku dhe Smalling kishin “marrë pozicione të forta kundër racizmit” dhe ishin “simbole të dy skuadrave”.
No one:
Absolutely nobody:
Not a single soul:
Corriere dello Sport headline writer: pic.twitter.com/u2xpMLV5IH
— AS Roma English (@ASRomaEN) December 5, 2019
“Asnjë: Absolutisht askush. Asnjë shpirt i vetëm”, ka shkruar Roma si formë kritike ndaj ballinës së mediumit italian.
“Futbolli është pasion, kulturë dhe vëllazëri. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi kundër çdo forme diskriminimi”, shkruan në profilin e Interit. /Telegrafi/
Football is passion, culture and brotherhood.
We are and always will be opposed to any form of discrimination.
#BUU #BrothersUniversallyUnited #NoToDiscrimination #FCIM— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 5, 2019