Mediumi francez So Foot i ka kushtuar një artikull përmbledhës Kosovës se si arriti të vinte në këtë moment historik të kualifikimeve për Euro 2020, që nga shpallja e pavarësisë.
Më 17 shkurt të vitit 2018, Kosova e shpalli pavarësinë. Serbia dhe Rusia ishin në mesin e pak shteteve që refuzuan ta njohin.
Sot, Republika e Kosovës është e njohur nga më shumë se gjysma e shteteve evropiane derisa vendi është i banuar mbi 95% me shqiptarë dhe pjesa e tjetër minoritete.
‘Dardanët’ ndeshjen e parë ndërkombëtare e zhvilluan më 5 mars të vitit 2014 ndaj Haiti që përfundoi pa gola në Mitrovicë.
Dy vite më vonë, Federata e Futbollit të Kosovës u bë anëtare e UEFA-s dhe anëtari i 210 i FIFA-s. Kjo ishte hera e parë që ‘Dardanët’ luajnë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Përfaqësuesja jonë nuk u kualifikua në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi, por që treguan se kanë shumë lojtarë të talentuar dhe premtues, shkruan So Foot.
“Ne jemi skuadra më e re në botë. Ne kemi lojtarë 16-vjeçar në ekip. Ne na duhet vetëm kohë”, kishte thënë Albert Bunjaku në vitin 2016.
Tri vite më vonë, fjalët e tij po vërtetohen. Ai nuk është më trajner i Kosovës, por që vendi ynë është dy ndeshje larg që të kualifikohet për në Euro 2020.
Kosova do të përballet me Republikën e Çekisë sonte nga ora 20:45 në Plzen, gjersa e pret Anglinë më 17 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri.
Në rast se nuk arrijmë të kualifikohemi, atëherë do të kemi shansin nga Liga e Kombeve, ku kemi takimin me Maqedoninë e Veriut.
Kosova e mposhti në shtator Çekinë në Prishtinë me rezultat 2-1, tri ditë më pas kanë humbur nga Anglia 5-3 në udhëtim, por paraqitja e tyre ishte brilante.
Dardanët kishin mungesa në atë takim si Milot Rashica (Werder Bremen), Arbër Zeneli (Reims), Herolind Shala (Valerenga), Hekuran Kryeziu (Zuirch) dhe Benjamin Kololli nga e njëjta skuadër.
“Kisha pesë lojtarë të lënduar dhe që ishin standard në formacion. Mungesa të mëdha”, kishte thënë Challandes.
Kosova nuk kishte pësuar humbje që nga marsi i vitit 2018 dhe atë ia shkaktoi Anglia që ka një përvojë të madhe, por që Kosova i shënoi tri gola dhe kishte vite që anglezët nuk kishin pranuar kaq gola.
Challandes ka bërë të ditur se loja e skuadrës bazohet në mentalitetin fitues dhe në posedimin e topit.
“Është mentaliteti jonë fitues dhe posedimi i topit. Ne jemi paksa të kujdesshëm në mënyrë se si luajmë dhe duhet ta fitojmë topin nga këmba e kundërshtarit shpejtë”, ka thënë zvicerani.
“Dy lojtarët e Kosovës që po shkëlqejnë në këtë sezon janë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.
Rashica po tregon formë të lartë te Werder Bremeni, ndërsa një gjë të tillë po e bënë edhe Muriqi te Fenerbahce.
Muriqi do të jetë mungesë e madhe për Kosovën shkaku i lëndimit të pësuar te skuadra turke dhe do të mungojë ndaj Çekisë dhe Anglisë.
Në anën tjetër, Arbër Zeneli do të jetë po ashtu një mungesë e madhe për ‘Dardanët’, mirëpo ata do të luajnë me lojtarë tjerë fantastik si Bersant Celina që e mban shumë mirë topin dhe krijon shumë raste për skuadrën.
Challandes ka bërë të ditur se atij nuk i intereson rezultati, por lojtarët duhet ta shijojnë lojën dhe të luajnë mirë.
“Nuk më intereson rezultati. U kam thënë lojtarëve që të luajnë, të luajnë dhe vetëm të luajnë, ta shijojnë ndeshjen. Por, duhet të vrapojmë si të çmendur”, ka thënë strategu i Kosovës.
Kosova do të ketë shansin tjetër që të kualifikohet në Kampionatin Evropian, në rast se dështon nga kualifikimet për Euro 2020.
Përfaqësuesja jonë fillimisht do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve, e në rast se kalon tutje, atëherë do ta pres fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/