Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi thuhet se ka vendosur të qëndrojë në Camp Nou për të shmangur një betejë ligjore me klubin.
Telenovela për të ardhmen e Messit po vazhdon dhe atë me ritëm edhe më të lartë.
Sot (e premte) gjatë ditës doli letra e babait të Messit, Jorge, drejtuar La Ligas ku jep faktet se klauzola e tij prej 700 milionë eurosh nuk ekziston më në kontratë.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesit të La Ligas.
Ata iu përgjigjen përfaqësuesve të Messit duke konfirmuar se klauzola ekziston dhe është e vlefshme ende.
Ndërsa, tani mediat argjentinase raportojnë se Messi do të mbetet në Camp Nou edhe në këtë sezon.
Sipas TyC Sports, Messi ka vendosur të respektojë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2021 dhe do të qëndrojë në Barcelona deri atëherë.
Raporti pretendon se ai dëshiron të shmangë betejën ligjore me klubin ku ai u rrit dhe ku ai ka luajtur për 20 vjet. /Telegrafi/
💣💣💣 Adelanto exclusivo de https://t.co/dF4H5wuxzg: ¡MESSI SE QUEDA EN BARCELONA! 💣💣💣
CONTINUARÁ… pic.twitter.com/G8VhVH3tU3
— TyC Sports (@TyCSports) September 4, 2020