Tashmë e disa ditë është duke u folur për transferimin e Lionel Messit te Interi, me debatin e nisur nga Massimo Moratti, ndërsa këtë lajm sot e kanë konfirmuar edhe mediat argjentinase.
Sipas tyre Interit po puno për një marrëveshje të dyfishtë, pasi përveç yllit të Barcelonës, Lionel Messi, po punohet edhe për talentin Thiago Almada të Velez Sarsfield.
Sipas gazetarit Martin Castilla dhe televizionit argjentinas TNT Sports, Nerazzurrët janë të gatshëm të bëjnë negociatat për Nr 10 të Barcelonës.
Castilla këmbëngul se ka kjo nuk është vetëm ëndërr, por ka lëvizje serioze.
Se ky transferim mund të ndodh, beson edhe Benoit Cauet, ish futbollist i Interit.
“Sigurisht që Interi mund ta nënshkruajë me Lionel Messin, nuk ka dyshime se ata munden”.
“Presidenti Steven Zhang ka aftësitë financiare dhe ambicie. Ai është një president që mendon gjëra të mëdh”, ka thënë ish-mesfushori i Interit, Cauet në një intervistë të drejtpërdrejtë në Instagram.
Interi e ka paguar tashmë mbi 75 milionë euro Romelu Lukaku nga Manchester United.
Klubi mund të përdor Lautaro Martinezin si pjesë e një shkëmbimi për Leo Messin. /Telegrafi/