Site icon Telegrafi

Mediumi i afërt me Werder Bremenin zbulon klubin e ri të Milot Rashicës

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Se Milot Rashica e ka vetëm hijen të Werder Bremenin tashmë e din e dinë të gjithë.

Gazeta e afërt me Werder Bremenin, Weser-Kurier, ka shkruar të premten se Milot Rashica do të kaloj te RB Leipzigu.

Sipas kësaj gazete transferimi i reprezentuesit të Kosovës te RB Leipzigu tashmë është i pashmangshëm.

“Prej asaj që ka mësuar Weser-Kurier nga burime të sigurta në udhëheqësin e Ëerderit, Rashica tani përballet me një kalim milionësh te RB. Diskutimet në mes të atyre që vendosin te Leipzigu dhe menaxhmentit të lojtarit janë të avancuara, sa që një njoftim zyrtar për këtë transferim mund të pritet që në këtë muaj”, ka raportuar gazeta gjermane.

Sipas saj, gjasat që klube tjera të interesuara të hyjnë në mes të RB Leipzigut dhe Rashicës nuk janë të mëdha.

Rashica është pajtuar të kaloj te kjo skuadër.

RB Leipzigu është i treti në Bundesligë dhe në garë për titull të kampionit, ndërsa ka kaluar edhe në çerekfinale të Ligës të Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version