Edhe kjo duhej, ndonjë medium i rajonit ta merr si shembull kryetarin e shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Gazeta serbe, Pravda.rs për mos takimin e Ivanov me eurokomisionerin Hahn e ka cilësuar si akt patriotik dhe që i bën mirë mbrojtjes së shtetit nga ana e ndërkombëtarëve.
Ashtu siç merr vesh kjo gazetë ditore, Ivanov nuk është takuar me Hahn pasi i kanë thënë se qëndrimet e tij janë të pa ndryshuara nga muaji i kaluar dhe nuk ka pse të takohet me Hahn, shkruan Telegrafi Maqedoni
Përndryshe, arsyetimi i kabinetit të Ivanov për mos takimin ka qenë se do të kthehet vonë nga Hungaria. /Telegrafi/