Mediat greke kanë cituar Jean-Claude Juncker për fjalët drejtuar Zaevit gjatë takimit bilateral dje në Maqedoni. ”Shteti juaj është pjesë e historisë evropiane Unë nuk erdha në Shkup për të caktuar një datë përfundimtare për integrim, Vazhdoni dhe zgjidhni çështjen e emrit”, potencoi Jean-Claude Juncker, nga Shkupi.
Janë këto titujt e disa mediave greke për vizitën e djeshme të Presidentit të Komisionit Evropian dhe takimin me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.
Gazetarët në Greqi siç raporton korrespodeti i AIM, nga Athina, theksojnë se është e nevojshme të zgjidhet çështja e emrit, dhe se pas arritjes së Junckerit në Shkup potencoi se gjërat po ndryshojnë.
Juncker i tha kryeministrit Zaev se duhet të zgjidhet çështja e emrit, gjithashtu kometoi edhe për emrin e ri të aeroportit.
Kryetari i Komisionit Evropian është i impresionuar nga përparimi i bërë në reformat në vendin fqinj, dhe theksoi nevojën për të vazhduar këtë rrugë dhe për të zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fillimi ballkanik i turneut të Junckerit, dhe stacioni i tij i parë-Maqedonia, ishin pjesë e të gjitha shkrimeve dhe kronikave qëndrore të lajmeve në televizonet greke.
Sipas tyre, udhëtimi i Junckerit është të inkurajojë vendet e Ballkanit Perëndimorë, në rrugën e tyre drejt integrimit, por gjithashtu për të bërë më të qartë qëllimn e BE-së, për të luajtur një rol të madh në Ballkan. /Telegrafi/