Site icon Telegrafi

Mediat zvicerane: Shqipëria, mrekulli futbolli

Switzerland's Xherdan Shaqiri, center, celebrates with Valon Behrami, right, and Granit Xhaka, left, after the first goal for Switzerland during a Worldcup qualification soccer match between Switzerland and Albania at the Swisspor Arena in Lucerne, Switzerland, Tuesday, September 11, 2012. (KEYSTONE/Walter Bieri)

Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi apo Berat Djimsiti, janë në ekipin e suksesshëm kombëtar të Shqipërisë, finalist i “Euro 2016”. Ai është i mbushur me lojtarë, të cilët janë të njohur nga “Super League” të Zvicrës. Lojtarë, të cilët janë rritur në Zvicër dhe tani luajnë për ish-shtëpinë e tyre”.

“Ne jemi mirënjohës dhe krenarë, që ata na kanë zgjedhur si kombëtare. Kemi nevojë për këto lojtarë, për të arritur gjëra të mëdha”, tha Redi Jupi, drejtor teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit. “Në Shqipëri nuk mund të promovojmë futbollistët të barabartë me ta, sepse infrastruktura e përshtatshme mungon ende”, shtoi ai.

Në mënyrë që të mos humbasë ndonjë talent, sa të jetë e mundur, FSHF ka instaluar edhe një “scout” në Zvicër. Sokol Dauti është përfaqësuesi i zyrës së talenteve në Zvicër. Aktualisht janë 130 talente me prejardhje shqiptare në listën e tij. Shumica e tyre i kanë rrënjët jo nga Shqipëria, por nga Kosova dhe Maqedonia. Kështu, shqiptarët po tregohen shumë pragmatikë me futbollin e kombëtares së tyre. “Nëse një lojtar vendos për Shqipërinë, federata e kontakton direkt. Kjo procedurë merr 2 deri në 3 javë kohë”, thotë Dauti, transmeton telesport.

Një talent, që kërkohej nga Shqipëria, Shani Tarashaj, i cili ka vendosur së fundi të luajë për Zvicrën, madje është angazhuar tani, për herë të parë në përfaqësuesen helvete, tregon për zgjedhjen e bërë “Prindërit e mi ishin të vendosur për të mos më krijuar pengesa në rrugë. Kjo është karriera jote, vendos vetë, më thanë ata. Por, vendimi nuk ishte i lehtë”, thotë sulmuesi i Grasshopersit. Në fakt, kërcënimi më i madh për mrekullinë e futbollit shqiptar nuk vjen nga Zvicra, por nga Kosova. Nëse UEFA e pranon Kosovën si anëtare me të drejta të plota, shumë lojtarë do të viheshin përsëri në dilemë.

“Për Kosovën mund të frymëzohem më shumë, sepse është, në fakt, vendi dhe shtëpia ime“, thotë Tarashaj. Gjithsesi, Shqipëria i ka sytë nga talentet e rinj në Zvicër. Sipas shefit për mediat në “SFV” (Federata Zvicerane e Futbollit), Marco von Ah, për momentin nuk ka sinjale përkatëse. Ai thotë se Zvicra e ka nën monitorim situatën, por duhet të pranojë, po ashtu, situatën e lojtarëve të veçantë. “Ne jemi mundësi më e mirë për ta, kështu që Shqipëria duhet të investojë në trajnimin e lojtarëve të saj, në vend që të joshë këta që i përgatisim ne“, thotë Von Ah.

Exit mobile version