Site icon Telegrafi

Mediat zvicërane shkruajnë për “o Sa Mirë” pas paraqitjes së boksierit Arnold Gjergjaj: Seriali më i shikuar shqiptar (Video)

Seriali “o Sa Mirë” po merr mirënjohjen edhe në arenën ndërkombëtare.

Një nga serialet komike më të shikuara ndonjëherë me disa nga aktorët më të dashur për publikun, gjithnjë ka nga një mysafir special, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Super episod jubilar i 100-ti i serialit 'O sa mirë' (Video)

Dhe kësaj radhe, mysafiri special është boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë që jeton në Zvicër, Arnold Gjergjaj.

Boksieri i njohur që së shpejti lufton për brezat në kategorinë e rëndë, është bërë temë e mediumit më të madh zvicëran në botën “online”, Blick.ch.

Lexo po ashtu Njihuni me "Bambin" e vogël të "O sa mirë" (Foto)

Në artikullin e publikuar thuhet se Gjergjaj ka gjetur kohë para duelit të radhës që të jetë pjesë e serialit më të shikuar shqiptar që transmetohet në kohën më të mirë, “o Sa Mirë”.

Gjergjaj në këtë episod sfidon një nga aktorët kryesorë të këtij seriali, gjë që sipas Blick e lodhë mjaft shumë aktorin.

Seriali “o Sa Mirë” transmetohet çdo të dielë nga ora 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version