Telegrafi

Mediat zbulojnë planin e fshehtë, babai i Neymarit dhe Perezi diskutojnë transferimin e brazilianit në Real

Mediat spanjolle kanë zbuluar se babai i Neymarit dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez janë në kontakt të rregullt për një transferim të mundshëm të tij në Santiago Bernabeu.

Që nga largimi i tij nga Barcelona për në PSG, është kërkuar prej kohësh që Neymari do ta përdorë Parisin si një gur për t’u kthyer në Spanjë.

Por, jo te ish-skuadra e tij, Barcelona, që u nda në mënyrën jo më të mirë, por  që të bashkohet me rivalin e tyre të urryer, Realin.

Lexo po ashtu Ronaldo: Largimi i Neymarit nga Barça ishte i ngjashëm me largimin tim

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, presidenti i Realit, Florentino Perez dhe babai i lojtarit, Neymar Snr, po flasin rregullisht për sulmuesin brazilian.

Neymar me fanellat e Real Madridi (Fotomontazh)

Plani, në anën e tabelës së Neymarit është që ai të qëndrojë me PSG-në deri në vitin 2020 përpara se të negociojë një lëvizje në Bernabeu te Mbretërit.

Megjithatë, Perez ka qenë i informuar se gjërat mund të ndryshojnë nëse problemet e Neymarit në PSG vazhdojnë dhe shanset e tij për të fituar Topin e Artë dështojnë të përmirësohen.

Lexo po ashtu Ronaldo e do Guedesin në vend të Bale, ia propozon edhe Perezit

Perez është i kënaqur me propozimin, pasi ai gjithashtu pret që sezoni i fundit i Cristiano Ronaldos në Real të jetë ai 2019/20.

Reali gjithashtu ka në radarin e tyre edhe yje tjera si Antoine Griezmann i Atletico Madridit dhe Paolo Dybala i Juventusit. /Telegrafi/