Mediat spanjolle kanë zbuluar ofertën e klubit kineze, Chongqing Dangdai Lifan, për Andres Iniesta, e cila përfshin pagën vjetore dhe blerjeve e verërave nga bodrumi i tij i verës.
Mesfushori spanjoll ka zyrtarizuar largimin e tij nga Barcelona në fundit të sezonit, me të ardhmen e tij që mendohet se do të jetë në Kinë.
Transferimi i Andres Iniestas në skuadrën Chongqing Dangdai Lifan mund të mos jetë zyrtare, por thuhet se është e nënshkruar dhe vulosur.
Sipas raporteve të fundit të mediave spanjolle janë zbuluar edhe shifrat tronditëse të përfshira në marrëveshjen mes palëve.
Është njohur prej kohësh se vreshtaria e lojtarit, ‘Bodega Iniesta’, është njëra nga arsyet kryesore të dëshirës së lojtari për të lëvizur në Kinë dhe ai është i vendosur të marr miliona euro nga shitja e tyre.
Mediumi katalunas El Mundo Deportivo, ka vendosur të detajon marrëveshjen për pagën e Iniestas dhe blerjen e verërave.
Sipas këtij mediumi, paga e mesfushorit do të jetë 27 milionë euro në sezon, duke arritur në 81 milionë euro gjatë tre sezoneve të tij në Azi.
Përveç kësaj, klubi është i detyruar të blejë gjashtë milionë shishe verë ‘Bodega Iniesta’ në një normë prej gjashtë eurosh për shishe.
Kjo shkon deri në 36 milionë euro fitime për vneshtën nga Fuentealbilla para se një top të shkelmohet nga pronari i saj me famë, Iniesta. /Telegrafi/