Telegrafi

Mediat zbulojnë detaje tjera, Lionel Messi është taksapaguesi më i madh në Spanjë

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është tatimpaguesi më i madh në Spanjë gjatë katër viteve të fundit.

Javën e kaluar u zbuluan detaje të frikshme në lidhje me kontratën ‘e çmendur’ të Messit te Barcelona.

Mediumi El Mundo pretendonte se argjentinasi kishte nënshkruar një kontratë katërvjeçare të vlefshme plot 555 milionë euro.

Lexo po ashtu “Falimentimi i Barcelonës”, kontrata marramendëse e Messit ka vlerë prej 555 milionë eurosh

Këto detaje quan në destabilizim te klubi nga Camp Nou, ndërsa Messi u kritikua për ‘fitime’ të mëdha nga klubi i zemrës.

Tani mediumi El Periodico ka zbuluar se ylli i Barcelonës ka paguar më shumë taksë se çdo individ tjetër në Spanjë.

I gjatë ky rekord dhe kjo pagesë e Messit ka ardhur në katër viteve të fundit, duke paguar sa 120 mijë njerëz të zakonshëm.

Argjentinasi ka kontribuar në total 370 milionë euro nga viti 2017 deri në fund të sezonit aktual, përkundër pasigurisë masive nëse ai do të vazhdojë në Camp Nou. /Telegrafi/