Vedat Muriqi ka mundur të largohet nga Fenerbahce në afatin kalimtar të janarit, pasi kishte ardhur një ofertë shumë e rëndësishme për të.
Sulmuesi i Kosovës që nga transferimi në Stamboll në verën e vitit 2019 ka shkëlqyer me gjigantin turk Fenerbahce.
26-vjeçari ka shënuar gola rregullisht derisa është shquar edhe për lojë të mirë ku ka bërë edhe asistime për bashkëlojtarët e tij.
Por tani është zbuluar një prapaskenë nga televizioni turk A Spor, ku Fenerbahce në janar ka refuzuar një ofertë të rëndësishme për kosovarin.
Ka qenë gjiganti anglez Tottenham Hotspur që kishte bërë ofertë prej 19 milionë euro për transferimin e Muriqit në Londër.
Fenerbahce këtë ofertë e kishte bërë në momentin që u lëndua kapiteni i tyre Harry Kane, por klubi turk e refuzoi atë.
Në atë periudhë, Fenerbahce kërkonte 29 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin kosovar.
Tani sipas medieve turke, Fener është gati ta lejoj largimin e Muriqit për 20 milionë euro duke marrë parasysh edhe krizën financiare që po kalojë klubet evropiane.
Ish-anëtari i Giresunspor, Genclerbirligi e Rizespor këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje mes kampionatit e Kupës së shtetit ku ka shënuar 17 gola e ka bërë shtatë asistime.
Interesim për yllin tonë kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Stade Rennes, Fiorentina, Lazio, Burnley e West Bromwich Albion. /Telegrafi/