Telegrafi

Mediat turke: Vedat Muriqi ndër lojtarët që më së miri ka arsyetuar transferimin te Fenerbahçe

Vedat Muriqi po vazhdon të pushtoj ballinat e mediave të shtetit turk.

Reprezentuesi i Kosovës javë më parë është transferuar te skuadra e Fenerbahçes dhe duket se është ambientuar mjaft mirë.

Futbollisti në dy ndeshjet e para miqësore ka arritur të realizojë tri gola dhe kjo ka bërë që të rrëmbejë zemrat e fansave të klubit.

Por, në një artikull të një prej revistave më të mëdha sportive në Turqi, Fotomac, shtatgjati është renditur në mesin e lojtarëve që kanë rënë në sy të të gjithëve.

“Muriqi duket se do të jetë transferimi më i mirë i këtij sezoni jo vetëm te ‘kanarinat e verdha’, por edhe në tërë Turqinë”, shkruan ndër të tjerash mediumi.

Lexo po ashtu Mediat e Turqisë këshillojnë Fenerbahcen: Merreni Diego Costan si rezervë të Vedat Muriqit

Ata më tutje lavdërojnë paraqitjet e lojtarit kundër Bursasporit si dhe skuadrës gjermane të Wolfsburgut.

Ndryshe, Muriqi në sezonin e kaluar te Rizespor ka shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime. /Telegrafi/