Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, tash e sa kohë është zhvendosur për jetesë në Turqi.
Ajo po zhvillon të gjitha aktivitetet e saj atje, ndërsa ka nënshkruar edhe kontratë me një nga label-at e njohur në Stamboll.
Duket se interesimi i turqve për bukuroshen shqiptare ka filluar të shprehet edhe në media.
Ka qenë vetë modelja Taraku ajo e cila përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, ka treguar se si titujt e gazetave turke mbushen me lajme rreth saj.
Duket se paraqitjet e saj atraktive dhe fotografitë në rrjetet sociale tërheqin vëmendjen edhe të mediave në Turqi. /Telegrafi/